Please enter at least 3 characters.

Një 13-vjeçar var veten në Ferizaj, Policia jep detajet

2019/03/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02-780x439-1.jpg

Rreth orës 18:00, Policia e Kosovës ka marrë një informatë se një 13 vjeçar dyshohet se ka varur veten.

Siç ka bërë të ditur Agim Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt, një informatë të tillë Policia e ka marrë nga Spitali i Ferizajt.

Pas kësaj, siç ka thënë Gashi për Telegrafin, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, duke kryer veprimet e duhura.

Kështu, ka shtuar ai, me urdhër të prokurorit, trupi i djaloshit është dërguar në obduksion. /Telegrafi/