Please enter at least 3 characters.

Nitaj: Kuvendi po e rrezikon funksionimin e Gjykatës Kushtetuese

2017/05/nitaj-2801161-636x358.jpg

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se është e dhimbshme që Kuvendi nuk mund t'i votojë gjyqtarët e ri të Gjykatës Kushtetuese.

Nitaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kështu po rrezikohet funksionimi i kësaj gjykate.

"Nëse opozita e djeshme e kishte bërë Kuvendin e Kosovës “gaz me gaz”, kjo e sotmja po e bën gazin e botës me debate e interpelanca që jo rrallë nuk janë as në mandatin e tij", ka shkruar Nitaj.

Postimi i plotë:E dhimbshme që Parlamenti nuk mundi t’i votojë gjyqtarët e ri të Gjykatës Kushtetuese, duke bërë kështu që të rrezikohet funksionimi i kësaj Gjykate!Nuk janë votuar edhe plot borde e komisione nga të cilat do të varej funksonimi normal i Shtetit e i mekanizmave të tij!Në vend të kësaj janë kërkuar katër debate për tema të ndryshme, rezultati i tē cilave edhe pas përfundimit do të jetë “nul”!Nëse opozita e djeshme e kishte bërë Kuvendin e Kosovës “gaz me gaz”, kjo e sotmja po e bën gazin e botës me debate e interpelanca që jo rrallë nuk janë as në mandatin e tij. /Telegrafi/