Please enter at least 3 characters.

NISMA mbështet Totajn e PDK-së kundër Haskukës së VV-së në garën për Prizrenin

2021/11/251572384_4626964750732740_7417340072018960877_n-e1635945520412.jpg

NISMA Socialdemokrate - Dega në Prizren në garën e balotazhit për kryetar të komunës më 14 nëntor, do të mbështesë kandidatin e PDK-së Shaqir Totaj në përballje me Mytaher Haskukën e Lëvizjes Vetëvendosje.

“NISMA në Prizren edhe në të kaluarën i ka shërbyer ndryshimit, ndryshim që për fat të keq para katër vjetësh ka qenë më shumë deklarativ se përmbajtësor, e për të cilën edhe qytetarët u bindën se qeverisja e keqe e viteve të fundit duhet të gjykohet me votë, për të cilën strukturat tona të degës dhe nëndegëve, si dhe gjithë aktivistët dhe simpatizantët kudo që veprojnë në komunën e Prizrenit, do të kontribuojnë për ndryshim që me të drejtë e presin qytetarët e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Nismës, përcjell Telegarfi.

Sipas njoftimit, mbështetja për Shaqir Totajn më 14 nëntor është edhe mbështetje e projekteve të prezantuara gjatë fushatës nga kryetari i NISMA në Prizren, Zafir Berisha.

Totaj dhe Haskuka morën më së shumti vota në raundin e parë dhe do të garojnë në balotazh për të parin e komunës për katër vjetët e ardhshme. /Telegrafi/