Nis trajtimi i qenve endacakë në Vushtrri
28/03/2025
Tashmë ka nisur trajtimi i qenve endacakë në çdo lagje të Vushtrrisë.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e sigurisë së qytetarëve, shkruan Telegrafi.
“Ky proces është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve tanë, si dhe për kujdesin ndaj kafshëve endacake”, ka thënë Idrizi.
Idrizi i’u ka thënë qytetarëve që nëse i shohin qentë endacakë të raportojnë në nurmat e telefonit: +383 44 366 883 dhe +383 49 115 559.
“Faleminderit për bashkëpunimin tuaj dhe për angazhimin në përmirësimin e kushteve të jetesës në Vushtrri!”, ka thënë tutje ai. /Telegrafi/


