Please enter at least 3 characters.

Nis takimi i Kurtit me Begajn

2023/02/331063763_878812523174134_6139704047741617002_n-1.jpg

Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ky i fundit po qëndron në Kosovë në prag të shënimit të 15 vjetorit të pavarësisë.

Gjatë ditës ai është pritur me nderime shtetërore nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Në një postim në Twitter, ajo shkroi se janë krah për krah njëri-tjetrit në kremtimin e pavarësisë.

“Krah njëri-tjetrit në kremtimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës! Krah njëri-tjetrit drejt familjes së përbashkët evropiane! Krah njëri-tjetrit gjithnjë…”, shkroi Osmani. /Telegrafi/