Please enter at least 3 characters.

Nis shitja e Dell Streak 7

2016/01/f.0201093639609_210.jpg

Çmimi i këtij tableti do të jetë 199 dollarë pas lirimit prej 50 dollarësh dhe nënshkrimit të kontratës me operatorin mobil për dy vjet.

Streak 7 është paraqitur në panairin Consumer Electronics Show (CES) në fillim të këtij viti, e karakteristikat kryesore të tij janë ekrani i diagonales 7 inçësh dhe procesori dybërthamësh Tegra T2 me takt pune prej 1 GHz, gjersa si sistem operativ shfrytëzohet Android 2.2.

Tani për tani nuk ka informata se kur ai do të del në shitje jashtë Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/