Please enter at least 3 characters.

Nis asfaltimi i shtresës së parë në rrugën “Bekim Berisha – Abeja” në Vushtrri

2024/12/470239075_595159349678853_815926968370815661_n.jpg

Gjatë ditës së sotme ka filluar asfaltimi i shtresës së parë në rrugën “Bekim Berisha – Abeja” në Vushtrri.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, shkruan Telegrafi.

Idrizi ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm drejt përfundimit të këtij projekti.

“Ka filluar asfaltimi i shtresës së parë në rrugën “Bekim Berisha - Abeja”, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të këtij projekti!”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/