Please enter at least 3 characters.

Nis asfaltimi i rrugës “Xhemë Gostivari” në Prizren

Në kuadër të investimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka nisur punimet për asfaltimin e rrugës “Xhemë Gostivari”, një nga akset kryesore të qytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, ky segment rrugor lidh disa lagje të Prizrenit, duke lehtësuar qarkullimin dhe duke shkurtuar distancat e lëvizjes për qytetarët.

Projekti synon përmirësimin e kushteve të trafikut dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Autoritetet komunale theksojnë se investimet në infrastrukturë mbeten prioritet, me qëllim modernizimin e rrjetit rrugor dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për banorët e qytetit. /Telegrafi/