Please enter at least 3 characters.

Nico Williams pranë kalimit në Ligën Premier – katër skuadra janë të interesuara

2024/12/07305403-323f-4236-b730-f3d641f8074e_16-9-discover-aspect-ratio_default_0_x971y527.jpg

Mes dëshirës së vazhdueshme të Barcelonës për të transferuar një sulmues të majtë verën e ardhshme, objektivi i tyre kryesor nga viti i kaluar, Nico Williams, me gjasë do të jetë sërish një opsion.Sidoqoftë, konkurrenca për të siguruar shërbimet e tij po vazhdon të rritet dita ditës.Blaugranasit e kanë bërë me dije nëpërmes mediave se ata do të transferojnë Williams vetëm nëse ai e bën klubin prioritet të tij kryesor dhe nuk e rinovon kontratën me Athletic Bilbaon.22-vjeçari vendosi që të qëndrojë në ‘San Mames’ këtë verë, por me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, ai do të duhet të marrë një vendim për të ardhmen e tij vitin e ardhshëm.

Sidoqoftë, The Athletic ka raportuar se Williams po tërhiqet gjithmonë e më shumë nga ideja për të lëvizur jashtë Spanjës.

Barcelona i di kushtet e marrëveshjes, por Williams duhet të marrë sa më parë një vendim, ku tashmë dihet se në Angli klubet si Manchester United, Tottenham, Arsenal dhe Chelsea që të gjitha e kanë në listën e tyre të dëshirave.

Përveç këtyre skuadrave, interesim për reprezentuesin spanjoll më herët është thënë se ka shprehur edhe Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.Duke marrë parasysh se gjendja financiare e Barcelonës nuk është aq e mirë dhe klubet tjera mund ta mposhtin lehtësisht në këtë aspekt, këtu do të luajë rol vet dëshira e lojtarit./Telegrafi/