Please enter at least 3 characters.

Ngritet kallëzim penal ndaj një personi nga Staro Nagoriçani, dyshohet për vrasjen e dy grave

Policia-mk
policia-mk

MPB njfoton se ka ngritur kallëzim penal ndaj një 26-vjeçari i cili dyshohet se ka vrarë dy gra dhe poashtu akuzohet edhe për tentim vrasje.

"Prokuroria Publike e Kumanovës ngriti kallëzim penal kundër T.B. (26) nga fshati Dragomancë, Komuna Staro e Nagoriçanit, për veprën penale "vrasje" për shkak të dyshimit se ai ka vrarë J.A. nga fshati Dragomancë dhe S.K. nga fshati Kleçovcë, si dhe për dyshimin për veprën penale "tentativë vrasjeje" kundër S.A. dhe R.T..

Pas kontrolleve dhe zhvarrimit të trupave të J.A. dhe S.K., u konstatua se personat kanë vdekur nga një vdekje e dhunshme. Bazuar në informacione dhe prova të tjera, u konstatua se ai i ka vrarë dy gratë dhe, në koordinim me Prokurorinë Publike, kundër tij u ngrit kallëzim penal. Më parë, Prokuroria Publike e Kumanovës ngriti kallëzim penal kundër T.B. për vrasjen e M.S. dhe M.M., dhe me propozim të prokurorit publik, një gjykatës kompetent urdhëroi që ai të mbahet në paraburgim.

Prokuroria Publike e Kumanovës ngriti edhe një kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Kumanovës për veprën penale “kryerje e pakujdesshme e detyrës” kundër mjekëve ligjorë M.S. dhe D.D. nga “Spitali i Përgjithshëm” - Kumanovë", thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/