NGOM Fest hap thirrjen për Promo Skenë
Organizatorët e NGOM Fest kanë hapur thirrjen për aplikim për artistët e rinj, për edicionin e gjashtë të këtij festivali që do të mbahet në Prizren.
Edicioni i gjashtë i këtij festivali do të organizohet prej 7 deri më 10 korrik, kurse organizatorët kanë hapur thirrjen për aplikim për artistët e rijnë në Promo Skenë.
Kushtet për aplikim janë: 1. Të keni së paku një këngë origjinale të bendit
2. Materialet promovuese ( incizimet e ndryshme, etj.)
3. Koverat janë më pak të vlerësuara nga juria DJ 1.
4.Të incizohet një mini - mix deri në 35 minuta
5. Mixi të emërohet, “NGOMFest Promo Mix”
6. Të dërgohen materialet promovuese ( Linqet në Soundcloud ose Mixcloud, Inçizimet e ndryshme, etj.)”,
T gjithë këto materialet duhet të dërgohen deri më datën 1 qershor në e-mail adresën ngomfestival@gmail.com.


