Please enter at least 3 characters.

Nget biçikletën e lartë tetë metra, në përpjekje të arrijë Rekordin e Ginisit (Video)

2016/07/1-151.jpg

Për 34 vjet me radhë, një burrë nga Havana e Kubës, nget biçikleta shumë të larta.

Felix Guirola ka punuar biçikleta të ndryshme, që arrijnë lartësinë prej gjashtë deri në tetë metra, dhe ka bërë xhiro me to, nëpër rrugët e qytetit ku jeton.

Madje, kompanitë e ndryshme po e paguajnë 52-vjeçarin, që të vendosë reklamat e tyre, si një lloj ‘bilboardi’ lëvizës.

Megjithëse ai e ka filluar këtë si lojë dhe emocion, tani është duke punuar që të hyjë në Librin e Rekordeve të Ginisit.

“Ky është një hobi që e bëj për një kohë të gjatë, është kënaqësi dhe dëshirë të jesh lart” ka thënë Guirola.

Përderisa ai po e vazhdon këtë hobi fitimprurës, është duke punuar që të rrëmbejë rekordin botëror, në këtë kategori. /Telegrafi/