Please enter at least 3 characters.

Ngatërrojnë shkopin e mbeturinave me armë, pesë policë amerikanë rrethojnë burrin që po mblidhte mbeturinat para shtëpisë (Video)

2019/03/1-52-e1551912369704.jpg

Një burrë me ngjyrë është rrethuar nga pesë policë amerikanë, derisa po mblidhte mbeturinat jashtë shtëpisë së tij në Kolorado.

Pamjet e marra nga shtëpia e tij në Boulder, tregojnë Zayd duke biseduar gjithë zemërim me një oficer. Policia e Boulder ka nisur një investigim pasi video u shpërnda në rrjete sociale dhe shkaktoi shumë komente negative për mënyrën si e rrethuan.

Kur fillon video, Zayd dëgjohet duke i thënë një polici që ka armë në dorë se nuk mund t’ia drejtojë armën pasi nuk ka bërë asgjë.

Ndërkohë, polici ia kthen duke i thënë “ule armën”, ku i referohet shkopit për mbledhjen e mbeturinave që mban në dorë. /oranews/