Nga vërshëllimi i himnit te kacafytja në fushë, ndeshja Shqipëri-Izrael bënë bujë në media
Mbrëmë (e mërkurë) u luajt në Tiranë një ndeshje miqësore midis Shqipërisë dhe Izraelit, e cila përfundoi me fitoren 1-0 të mysafirëve, dhe ndeshja u zhvillua në një atmosferë të elektrizuar, si në fushë ashtu edhe në tribuna.
Edhe para fillimit të takimit, izraelitëve iu bë një pritje e ashpër nga tifozët shqiptarë.
Gjatë interpretimit të himnit kombëtar të Izraelit, 6,600 tifozë shqiptarë, aq sa ishin të pranishëm në stadiumin Air Albania, vërshëllyen dhe në këtë mënyrë e bënë të qartë se çfarë mendonin për ta.
🇦🇱🇮🇱 Israel's national anthem was booed and whistled by some fans during the football match in Albania. pic.twitter.com/Eg0GGoOwae
— kos_data (@kos_data) June 3, 2026
Ndeshja u vendos në minutën e 73-të kur Oscar Gloukh e mposhti Alen Sherrin nga krahu i majtë dhe e festoi golin duke vrapuar përgjatë vijës anësore dhe duke drejtuar gishtin nga tifozët shqiptarë.
Lëvizja e sulmuesit të Ajaxit nuk u prit mirë nga ylli më i madh i Shqipërisë, Elsid Hysaj, i cili menjëherë vrapoi me qëllim që të ‘luftonte’ me Gloukh shkaku i gjesteve kundrejt tifozëve.
אוסקר גלוך המלך מבקיע, משתיק את אוהדי אלבניה ששורקים בוז ומראה את הסמל של הנבחרת ואז בלאגן pic.twitter.com/iqUfJB1Nhi
— YHay (@YarinHay8) June 3, 2026
Për fat të mirë, shokët e ekipit ndërhynë dhe u parandalua një incident i madh, dhe në fund si Gloukh ashtu edhe Hysaj morën kartonë të verdhë. Këto ishin gjithashtu të vetmet kartonë në të gjithë ndeshjen.
Pamjet e vërshëllimit të himnit dhe kacafytjes së lojtarëve tashmë kanë bërë bujë në mediat ndërkombëtare. /Telegrafi/


