Please enter at least 3 characters.

Nga frika e klientëve agresivë dhe protestuesve - 'dhoma sigurie' për punonjësit në dyqanet e Teslas

Sulmi ndaj automjeteve dhe salloneve të Tesla ka nxitur një sërë veprimesh pasuese.

Shumë pronarë të veturave Tesla po përpiqen t’i shesin automjetet e tyre, ndërsa punonjësit në sallone gëzojnë, thuhet, një strehë të sigurt.

Sallonet e veturave të Elon Muskut janë pajisur me dhoma paniku ku stafi mund të strehohet nga klientët e zemëruar.

Një dokument i brendshëm i Tesla me titullin "Siguria për menaxherët: kërcënimet dhe agresioni ndaj ekipit tuaj" ka rrjedhur në duart e gazetës gjermane Handelsblatt, falë një informatori.

“Punonjësit e qendrave të shërbimit ose të salloneve të ekspozitës mund të jenë në rrezik nga klientët e dhunshëm”, shkruan dokumenti.

Për këtë arsye, Tesla ka modifikuar disa nga sallonet e saj për t’i mundësuar stafit qasje të drejtpërdrejtë në një dhomë të veçantë në rast dhune. Nuk dihet se cilët sallone kanë dhoma të sigurta, por raportohet se këto dhoma paniku ekzistonin edhe para vitit 2025, çka do të thotë se ato i paraprijnë valës aktuale të dhunës kundër Tesla.

Automjetet dhe sallonet e Tesla janë vënë në shënjestër të protestuesve për shkak të veprimeve të drejtorit ekzekutiv Elon Musk, i cili është pjesë e administratës së re amerikane të drejtuar nga presidenti Donald Trump.

Dhjetëra automjete elektrike të Tesla janë qëlluar me armë zjarri, janë mbuluar me grafite dhe janë djegur në vende të ndryshme të botës, çka ka çuar në akuza për akte terrorizmi kundër disa vandalëve në SHBA. /Telegrafi/