Please enter at least 3 characters.

Nga Demichelis te Piazon: Të gjitha transferimet e 17 janarit (Foto)

2017/01/C2dkYaIWIAAu_BN.jpg

Jemi dy javë nga fundi i tregut të transferimeve.

Shumë tifozë janë ende duke pritur që klubet e tyre të preferuara të bëjnë goditje të forta në këtë afat kalimtar të janarit.

Shumica e klubeve të mëdha kanë qenë të heshtura, por ato pritet të shpërthejnë në javën e fundit, transmeton Telegrafi.

Dje (e martë) ndodhën më shumë transferime se zakonisht, por shumica nga ato ishin mesatare, ndërsa më poshtë keni ato më të rëndësishmet:

Tom Carroll u transferua nga Tottenhami te Swansea

Martin Olsson kaloi te Swansea nga Norwich City

Joe Riley u huazua te Sheffield Unitedi nga Man Utd

Morgan Sanson kaloi te Marseille nga Montpellier  për nëntë milionë euro

Malaga nënshkroi me Martín Demichelis pasi argjentinasi u lirua nga Espanyoli.

Lucas Piazon ka vazhduar huazimin te Fulhami nga Chelsea

Enis Alushi është larguar nga Nurnberg për ta vazhduar karrierën në Izrael te Maccabi Haifa.

/Telegrafi/