Please enter at least 3 characters.

Nga banka në protagonist, Shaqiri vendimtar në fitoren e Liverpoolit në derbi ndaj Unitedit - Reds vazhdojnë primatin në PL

2018/12/Shaqiri-Man-Utd-1.jpg
318:"LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 16: Xherdan Shaqiri of Liverpool celebrates with teammate Roberto Firmino after scoring his team's third goal during the Premier League match between Liverpool FC and Manchester United at Anfield on December 16, 2018 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli ka fituar derbin anglez ndaj Manchester Unitedit me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Ligës Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Liverpoolit, por që të dyja skuadrat arritën të shënojnë nga një gol.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 24-të dhe ishte Sadio Mane, i cili kaloi Reds në epërsi 1-0 pas asistimit të Fabinhos.

Festa e Mane pas golit të parë (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Unitedi arriti të kthehet në lojë dhe barazoi rezultat 1-1 me anë të Jesse Lingard (33'), i cili shënoi pas një gabimi të portierit Alisson.

Momenti i golit nga Lingard (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, skuadra e Jurgen Klopp u hodh edhe më fuqishëm në sulm duke tentuar të gjitha kartat për të arritur fitoren.

Këtë edhe e arriti falë yllit me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili erdhi nga banka rezervë në minutën e 70-të për t'ia siguruar fitoren.

Shaqiri ishte vendimtar në fitoren e Reds me dy gola (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Shaqiri arriti të shënojë golin e epërsinë 2-1 në minutën e 73-të, ndërsa në minutën e 80-të shënoi një gol të bukur për 3-1 duke vulosur rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore, Liverpooli rikthehet në pozitën e parë me 43 pikë, ndërsa Unitedi renditet në vendin e gjashtë me 28 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Reds luajnë në udhëtim te Ëolves, ndërsa Djajtë e Kuq udhëtojnë te Cardiff City. /Telegrafi/

https://twitter.com/KramponsportsTV/status/1074356978082811904