Please enter at least 3 characters.

Nga aksioni intesiv dyjavor i ujësjellësit në Mitrovicë zbulohen 30 raste të vjedhjes së ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, përmes një aksioni intensiv dyjavor ka kryer 160 verifikime në terren, ku 30 raste kanë rezultuar me kyçje ilegale, përkatësisht vjedhje të ujit.

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se kjo nënkupton se gati 1 në 5 konsumatorë të kontrolluar po abuzojnë me ujë të pijshëm, duke u kyçur në rrjet në mënyrë të paligjshme, shkruan Telegrafi.

“Kujtojmë se vjedhja e ujit është vepër penale e sanksionuar me Kod Penal të Republikës së Kosovës dhe çdo rast i evidentuar do të raportohet menjëherë tek organet kompetente për procedura ligjore”, thuhet në njoftim.

Thuhet se toleranca për kyçjet ilegale është zero dhe se ekipet e KRU “Mitrovica" do të vazhdojnë inspektimet pa paralajmërim.

“Uji është pasuri publike – përdore me përgjegjësi, jo për përfitime të paligjshme”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/