Please enter at least 3 characters.

Nga aksioni i policisë në tri komuna, arrestohen pesë persona - sekuestrohen pajisje elektronike dhe dokumente zyrtare

Pesë persona, (tre burra dhe dy gra) janë arrestuar nga aksioni i së mërkurës në prishtinë, Suharekë dhe Ferizaj, i cili u realizua nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se si prova janë sekuestruar dy kompjuterë, pesë telefona mobil, një USB dhe dokumente të ndryshme që lidhen me rastin.

Tutje në raport bëhet e ditur se rasti është cilësuar si “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Prishtinë / 2022-2024 – NN. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, më urdhër  dhe në bashkëpunim me prokurorinë janë kryer bastisje në Prishtinë, Suharekë dhe Ferizaj me ç’rast janë arrestuar tre meshkuj dhe dy femra kosovarë. Si prova janë sekuestruar dy kompjuterë, pesë telefona mobil, një USB dhe dokumente të ndryshme që lidhen me rastin”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/