Please enter at least 3 characters.

Neymar ia ka konfirmuar PSG-së se dëshiron të largohet

2019/07/Neymar-Al-Khelaifi.jpg
275:"PARIS, FRANCE - AUGUST 04: Neymar poses with his new jersey next to Paris Saint-Germain President Nasser Al-Khelaifi after a press conference on August 4, 2017 in Paris, France. Neymar signed a 5 year contract for 222 Million Euro. (Photo by Aurelien Meunier/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi brazilian, Neymar thuhet se ia ka bërë të qartë drejtuesve të Paris Saint-Germain se ai dëshiron të largohet nga klubi këtë verë.

Braziliani nuk u kthye në trajnim sot (e hënë), duke bërë që PSG të lëshojë një deklaratë duke dënuar lojtarin e tyre për mos shfaqjen në grumbullim.

Megjithatë, sipas mediumit brazilian UOL Esporte, Neymari i ka thënë presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi dhe drejtorit sportiv Leonardo që ai dëshiron të largohet.

Ky medium raporton tutje duke shkruar se sulmuesi mund ta ketë thirrur Leonardon për t'i thënë atij se ai nuk ka ndërmend të kthehet në Paris.

Neymar ia ka kumtuar dëshirën për largim drejtuesve të PSG-së (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Babai i Neymar pohoi se djali i tij kishte leje të qëndronte deri më 15 korrik, me lojtarin që mori pjesë në një numër ngjarjesh bamirëse në Brazil.

Neymar mungoi në triumfin e Brazilit në Copa America pas lëndimit të kyçit të këmbës gjatë ngrohjes për ndeshjen kundër Katarit. /Telegrafi/