Please enter at least 3 characters.

Neuer përmend pesë ekipe që mund të sfidojnë Bayernin për titull

2018/08/neuer.jpg

Manuel Neuer mendon se mund të jenë pesë ekipe që do të sfidojnë Bayern Munichun për titullin e kampionit në Bundesliga.

Ekipi i Niko Kovac fillon mbrojtjen e titullit të premtën, kur ekipi i Julian Nagelsmann viziton Allianz Arenan.

Bayerni do të jetë në kërkim të një titulli të shtatë rresht dhe Neuer beseon se kjo do të jetë e vështirë.

“Klubet nga perëndimi do të na sfidojnë, Dortmundi dhe Schalke”.

“Hoffenheimi do të ketë edhe një rol të rëndësishëm. Do të shohim edhe Leverkusenin dhe Leipzigun” u shpreh Neuer.

Portieri shtoi se ekipi gjerman do të luftojë për të gjitha trofet sezonin vijues. /Telegrafi/