Neuer kërkon fitoren e radhës
29/09/2014
Të martën mbrëma, klubi rus dhe ai gjerman ndeshen në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Gardiani gjerman e respekton kundërshtarin e radhës, por beson se bavarezët do ta fitojnë edhe duelin me skuadrën nga Moska.
“Ne tashmë kemi tri pikë dhe duam të vazhdojmë me formën tonë të mirë. Ne do të luajmë me seriozitet të madh ndaj një kundërshtari të kënaqshëm”.
“Ne kemi fituar shumë, por duam të vazhdojmë të punojmë që të arrijmë rezultatet edhe më të mira”, ka thënë Neuer. /KP/Telegrafi/


