Please enter at least 3 characters.

Neuer ftohet në skuadër për herë të parë që nga shtatori, gati për finalen e Kupës

2017/04/ManuelNeuer-e1492731238632.jpg
174:"during the UEFA Champions League Quarter Final second leg match between Real Madrid CF and FC Bayern Muenchen at Estadio Santiago Bernabeu on April 18, 2017 in Madrid, Spain.
15:"Shaun Botterill

Portieri gjerman, Manuel Neuer është ftuar për herë të parë në skuadër për një ndeshje, që nga shtatori i vitit të kaluar kur u lëndua në këmbë.

Manuel Neuer është përfshirë në skuadrën e Bayern Munchen për finalen e DFB-Pokal kundër Eintracht Frankfurt të shtunën.

Reprezentuesi i Gjermanisë është rikuperuar mjaftueshëm nga operacioni i këmbës për t'u ftuar në grupin që udhëton për në Berlin, edhe pse ka pas gjasa që të fillojë ndeshjen.

Kjo është hera e parë që Neuer do të jetë në një skuadër të ndeshjeve që nga fitorja 4-0 në Bundesliga ndaj Mainzit më 16 shtator të vitit të kaluar.

Ftesën e tij e ka zyrtarizuar edhe trajneri, Jupp Heynckes, i cili ka thënë se Neuer ka kaluar lëndimin dhe është në gjendje të mirë.

"Manu nuk ka fare dhimbje. Ai është në gjendje fantastike fizike dhe do të jetë një opsion nesër".

"Por, ai nuk do të fillojë si titullar", ka thënë Heynckes.

Ndryshe, Neuer është përfshirë edhe në skuadrën e Gjermanisë për Kupën e Botës, që do të mbahet në Rusi. /Telegrafi/