Please enter at least 3 characters.

Netanyahu, i prerë: Nuk do të ketë armëpushim pa lirimin e pengjeve

2023/11/35ed48c5-70e2-4001-a80d-e433d12c0e9f-e1699549629212.jpeg
254:"Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu holds a press conference with Defense Minister Yoav Gallant and Cabinet Minister Benny Gantz (not pictured) in the Kirya military base in Tel Aviv , Israel , 28 October 2023. ABIR SULTAN POOL/Pool via REUTERS
11:"via REUTERS

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu këmbënguli të enjten se nuk do të kishte "armëpushim" pa lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

“Luftimet vazhdojnë dhe nuk do të ketë armëpushim pa lirimin e pengjeve tanë”, tha Netanyahu në një deklaratë, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, “Izraeli po lejon korridoret e kalimit të sigurt nga brezi verior në jug të tij, siç bënë 50,000 banorë të Gazës vetëm dje”.

"Ne i bëjmë thirrje përsëri popullatës civile të Gazës që të evakuohet në jug", ka shtuar ai.

Deklarata përkoi me atë të zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, i cili tha se Izraeli do të fillojë të zbatojë pauzat e përditshme katër-orëshe të operacioneve ushtarake në zonat e Gazës veriore. /Telegrafi/