Please enter at least 3 characters.

Nesër regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup

2016/01/ndeshja-maqedoni-ukrain-euml-n-euml-shkup-lsquo-regjim-rsquo-i-posa-ccedil-euml-m-komunikacioni_hd.jpg

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në datë 12 shtator 2023 (e martë), në periudhën prej orës 10:00 deri në ora 12:00, për shkak të mbajtjes së protestës para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor në kuadër të SPB Shkup do të marrë masa regjimi i veçantë i komunikacionit në zonën qendrore të qytetit të Shkupit.

Për këto arsye, Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë urdhëratë e punonjësve të policisë përgjatë rrugës ku do të zhvillohet protesta për të garantuar qarkullim të sigurt dhe të qetë./Telegrafi/