Please enter at least 3 characters.

Nesër mot i ndryshueshëm, diell dhe shi

2019/01/Moti-me-shi-foto-Ridvan-Slivova-5.jpg
14:"Ridvan Slivova

Nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës reshjet e shiut vende-vende do të shoqërohen me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet ndjeshëm nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 15m/s. /Telegrafi/