Please enter at least 3 characters.

​Nesër mbyllet për qarkullim rruga "Ilaz Kodra” në kryeqytet

2020/07/harta_njoftimi15072020-e1594658702136.jpeg

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër do të mbyllet për qarkullim rruga "Ilaz Kodra” në kryeqytet.

Në njoftim thuhet se rruga "Ilaz Kodra", do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut,  prej orës 07:00 – 17:00, transmeton Telegrafi.

"Rruga 'Ilaz Kodra' deri te kryqëzimi me rrugën '28 Nëntori' dhe 'Isa Boletini' (te Termokosi) do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut, të Mërkurën, 15 Korrik prej orës 07:00 – 17:00", thuhet në njoftim.

Komuna e Prishtinës bën të ditur se në këtë kohë do të kryhen punimet në asfaltimin e kësaj rruge./Telegrafi/