Please enter at least 3 characters.

Nesër dhe pasnesër, mot me diell në Kosovë

2020/05/moti-me-diell.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.

IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë Celsius.

"Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare", thuhet në njoftim.

Ndryshe, ekspertët shëndetësor kanë kërkuar nga qytetarët që të shmangin ekspozimin në diell, nga ora 10:00 deri në ora 17:00. /Telegrafi/