"Neon Night" vjen më 6 prill në Prishtinë me DJ Dagz dhe PM
26/03/2019
Një ngjarje shumë e veçantë pritet të organizohet më 6 prill, në Prishtinë.
Bëhet fjalë për një "Neon Night", i cili do të jetë më ndryshe nga eventet tjera të këtij tipi, të organizuara në Kosovë.
Kjo mbrëmje do të mbahet në Sheshin 21, dhe të pranishëm do të jenë edhe make-up artistët që do të kujdesën për 'bodypainting'-un e të pranishmëve.
Ndërkohë për atmosferën do të kujdesen dyshja e njohur DJ Dagz dhe PM.
DJ Escoman është gjithashtu një emër që do të jetë i pranishëm në këtë mbrëmje. /Telegrafi/


