Nëna mizore: Vrau fëmijët dhe i futi në frigorifer (Video)
25/03/2015
Mitchelle Blair, pasi kishte mbytur djalin 11-vjeçar dhe vajzën tre vite më të vjetër, i kishte futur ata në qese plastike. Trupat që dyshohet të jenë të ngrirë për afro një vit, janë zbuluar rastësisht nga përmbaruesit që i shkuan në shtëpi gruas 35-vjeçare.
Rasti është raportuar në policinë e Detroid, të cilët kanë nisur hetimet menjëherë, transmeton Telegrafi.
Gruaja e cila dyshohet për vrasjen e fëmijëve të saj, ishte ankuar më herët se dikush ia kishte dhunuar djalin. Sipas raportit të WXYZ, ajo e kishte torturuar për vdekje vajzën e madhe, nëntë muaj më parë.
Gruas janë duke ia bërë edhe ekzaminime psikike, kurse dy fëmijët e saj më të rritur janë dërguar në një qendër rehabilitimi. /Telegrafi/


