Please enter at least 3 characters.

Nëna e tre fëmijëve gruaja e parë që ekstradohet nga Britania në Shqipëri

Një nënë shqiptare e tre fëmijëve është bërë gruaja e parë që ekstradohet nga Britania në vendin e saj të lindjes për t'u përballur me burgim pas vendimit të një gjyqtari.

Lirie Delishi, 25 vjeç, u kap duke u përpjekur të përdorte një pasaportë të falsifikuar rumune kur u përpoq të fluturonte nga Tirana për në Romë në vitin 2019.

Prokurorët në Shqipëri janë përpjekur të ekstradojnë Delishin, fëmijët e të cilës përfshijnë një foshnjë të porsalindur, për të vuajtur një dënim me katër muaj burg në vend.

Tani, gjykatësi John Zani ka vendosur që rreziku që Mbretëria e Bashkuar të shihet si një “strehë e sigurt” për kriminelët ia kalonte argumentit të Delishit se ekstradimi i saj do të shkelte të drejtat e saj për një jetë familjare sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).

Prandaj, gjykatësi ka mbështetur ekstradimin e Delishit - megjithëse besohet se ajo është ende në Mbretërinë e Bashkuar në pritje të një apeli ndaj vendimit të tij, raporton Daily Mail.

Delishi tani pritet të vuajë dënimin me foshnjën e saj në Burgun e Pojskës, i cili është burgu i vetëm për gra në Shqipëri dhe ka kapacitet për pak më shumë se 100 gra. /Telegrafi/