Please enter at least 3 characters.

Nëna e Selena Gomezit nuk flet me të bijën, përfudon në spital pasi merr vesh lajmin se ajo u rikthye me Justin Bieber

2017/12/GettyImages-140061772-e1513804827491.jpg
245:"WEST HOLLYWOOD, CA - FEBRUARY 26: Mandy Teefey and Selena Gomez arrive at the 2012 Vanity Fair Oscar Party hosted by Graydon Carter at Sunset Tower on February 26, 2012 in West Hollywood, California. (Photo by Pascal Le Segretain/Getty Images)
12:"Getty Images

Është raportuar së fundmi në mediat ndërkombëtare, se në momentin që nëna e këngëtares Selen Gomez ka marrë vesh për rikthimin e saj te Justin, ka përfunduar në spital.

Si pasojë, nënë dhe bijë kanë prishur raportet mes tyre, dhe tani më as nuk ndjekin njëra-tjetrën në rrjetet sociale.

Fakti që nëna e saj, Mandy Teefy nuk po ndjek më të bijën e saj në Instagram, është vërejtur nga fansat.

Arsyeja se pse të dyja kanë shtypur butonin "Unfollow" ndaj njëra-tjetrës në këtë rrjet social, është fakti se që të dyja kanë pasur një debat të ashpër, që nga koha kur Selena u rikthye sërish me Justinin.

Ndërkohë, burimet pranë revistës "People" bëjnë me dije se nëna e këngëtares nuk ka shkuar në spital për shkak të kësaj ngjarje, mirëpo gjithsesi nuk mohohet fakti që e bija i ka dhënë shumë stres. /Telegrafi/