Please enter at least 3 characters.

Neki Emra: Nuk bëj jetë luksoze, jam modest

2018/08/nekiemra_35575987_265199430918559_5660010131480379392_n-e1534922241823.jpg

Neki Emra ishte i ftuar sonte në emisionin 21 Gradë.

Ai gjatë emisionit foli për shumë gjëra dhe këngëtari ndër të tjera tregoi se ku i shpenzon të hollat.

Këngëtari tha se ai nuk ka ndonjë luks të tepruar dhe se nuk është i dhënë pas veturave të mira.

Prizrenasi tregoi se nuk shpenzon shumë as në garderobë, mirëpo blen vetëm sa i nevojitet.

Kurse të pjesa e udhëtimeve këngëtari tha se në këtë pjesë shpenzon më shumë, duke mos e tepruar as këtu.

Ai së fundi publikoi këngën "Shqip shqip", i cili deri më tani rreth 12 mijë herë në YouTube.

Ndryshe, kënga e ardhshme do të jetë një baladë, të cilën e ka përgatitur vetë ai.