Please enter at least 3 characters.

Në vitin 2027 nuk do të ketë Ligë të Kampionëve: UEFA ka gati tri gara të reja

2023/10/uefa.jpg
293:"NYON, SWITZERLAND - AUGUST 7: A view of the UEFA Champions League trophy ahead of the UEFA Champions League 2023/24 Play-offs Round Draw, at the UEFA Headquarters, the House of the European Football, on August 7, 2023 in Nyon, Switzerland (Photo by Kristian Skeie - UEFA/UEFA via Getty Images)
21:"UEFA via Getty Images

Sipas Marca, UEFA po shqyrton një ndryshim të mundshëm në formatin e Kupave Evropiane.

Çështja do të diskutohet në fund të tetorit. Nëse menaxhmenti i organizatës vendos të gjitha detajet dhe projekti pranohet, atëherë formati i ri i turneut është planifikuar të prezantohet jo më herët se viti 2027.

UEFA dëshiron të nisë një fushatë të Kupës Evropiane me tre turne - Superligën, Ligën e Evropës dhe Ligën e Kandidatëve. Skuadrat në këto divizione do të garojnë për ngjitje dhe rënie, ashtu si në kampionatet kombëtare.

Vlen të kujtojmë se nga sezoni i ardhshëm priten ndryshime në formatin e Ligës së Kampionëve.

Nga viti 2024, në të do të marrin pjesë 36 ekipe dhe gjatë garës secili pjesëmarrës do të luajë të paktën tetë ndeshje.

Pas kësaj, renditja e përgjithshme do të bëhet e ditur. Tetë skuadrat e para do të kualifikohen drejtpërdrejt në 1/8 e finales, ndërsa skuadrat nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-të do të luajnë play-off për të përcaktuar tetë pjesëmarrësit e mbetur në 1/8 e finales. /Telegrafi/