Please enter at least 3 characters.

Në vitet 2014 -2015 u sekuestruan pasuri të paligjshme në vlerë prej 52 milionë eurove (video)

2016/03/euro-envelope.jpg
14:"Euro envelope.
11:"tOrange.biz

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë nuk ka arritur ndonjë rezultat të rëndësishëm kur matet me vlerën e pasurisë së konfiskuar, raporton KTV.

Të dhënat e draft raportit të konfiskimit të pasurisë së kriminalizuar, të realizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, flasin se shuma e përgjithshme e pasurisë së konfiskuar është më e ulët në krahasim me pasurinë e kthyer.

Kreu i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, theksoi se nuk janë gjykatat ato të cilave duhet t’u hidhet faji, pasi që, sipas tij, rolin kryesor në këtë mes e luajnë organet e akuzës dhe provat që i ofrojnë ato.

Por, kjo deklaratë si duket nuk i pëlqeu koordinatorit kombëtar për luftimin e krimit ekonomik, Shqipdon Fazliu, i cili theksoi se vetëm për vitet 2014 - 2015 vlera e sekuestrimeve ka kaluar shifrën e 52 milionë eurove. Për më tepër, ai tha se ka shumë lëndë në proces, për të cilat gjykatat ka vite që s’po i shpallin vendimet.