Please enter at least 3 characters.

Në Shkup organizohet konferencë për çështje të mbrojtjes dhe sigurisë

Klubi i gjeneralëve, Forumi Ballkanik për Siguri dhe Shoqata e veteranve dhe rezervistëve të mbrojtjes dhe sigurisë organizojnë në Shkup konferencë ekspertësh me temë ''Sfidat e tanishme të sigurisë'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, në konferencë do të prezantohen mendime dhe qëndrime të ekspertëve dhe autoriteteve, për sferën e sigurisë dhe mbrojtjes, mendime rreth perspektivave globale, rajonale dhe të vendit për sfidat e sigurisë dhe lëvizjet./Telegrafi/