Në platformën e Beogradit, veriu i Kosovës si Republika Serbe?
18/12/2012
Aty thuhet se do të kërkohet një lloj entiteti për këtë pjesë të territorit të Kosovës, të banuar me shumicë serbe dhe të kontrolluar nga strukturat paralele të financuara nga Beogradi.
Gazeta serbe thotë se kjo platformë ka marrë mbështetjen e liderëve të partive në pushtet, transmeton Rel.
“Novosti”, duke cituar burimet e veta, thotë se “Serbia po lufton për një status sa më të gjerë dhe ideja është që veriu të marrë një autonomi të gjerë territoriale, apo një lloj entiteti, si “Republika Serbe”.
Në praktikë, shkruan gazeta, atje nuk do të ketë institucione të Serbisë, por, autonomi serbe. /Telegrafi/


