Në një aksident në aksin Shkodër-Lezhë, humb jetën një kosovar
16/07/2017
Një kosovar i moshës 39-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafikor në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës dhe sipas informacioneve të policisë raportohet se gjashtë të tjerë u plagosën.
Përplasja e automjeteve ka ndodhur në afërsi të fshatit Blinisht, duke bllokuar përkohësisht edhe superstradën Lezhë-Shkodër.


