Please enter at least 3 characters.

Në New York kërkohet mbrojtja e Maqedonisë nga George Soros

2017/01/USA-Maqedonia.jpg

Emigrant maqedonas në SHBA janë mbledhur për të kërkuar nga presidenti i ri amerikan, Donald Trump, mbrojtjen nga veprimtaria e George Soros në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në protestën e mbajtur para Trump Tower në New York, ata thonë se protestuan për pavarësinë e Maqedonisë, anëtarësimin në NATO dhe integritetin territorial të Maqedonisë.

Protestuesit ishin kundër mbështetjes që ish-administrata amerikane i dha fondacionit George Soros në Maqedoni dhe, siç thanë ata, veprimeve shkatërruese të këtij fondacioni.

Njiherit, emigrantët maqedonas e shpreshën edhe mbështetjen e tyre ndaj kryetarit të ri amerikan, Donald Trump./Telegrafi/