Please enter at least 3 characters.

Në Mushtisht të Suharekës i vihet flaka shkollës së vjetër

2019/02/zjarr-3-1200x630-650x358.jpg

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka ndodhur se drejtori i shkollës në fshatin Mushtisht të Suharekës ka raportuar se persona të panjohur i kanë vënë flakën shkollës së vjetër e cila nuk është në funksion.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 06:30.

“Ankuesi mashkull  kosovar  drejtor i shkollës ka raportuar se persona të panjohur i kanë vënë flakën shkollës së vjetër e cila nuk është në funksion”, thuhet në raport.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kurse zjarrfikësit kanë arrit të lokalizojnë zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.  /Telegrafi/