Në mënyrë të fshehtë janë ndaluar edhe disa linja të trenave për qarkullim vendor
11/09/2016
Edhe pse nuk ka pasur ndonjë njoftim për media se përkrah ndalesës së qarkullimit me Serbinë dhe Greqinë, Drejtoria për menaxhim me hekurudhat e Maqedonisë ka vendosur që të ndaloj edhe disa linja brenda Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Janë ndaluar trenat e linjës Shkup-Kërçovë-Shkup, Shkup-Koçani-Shkup dhe Shkup-Gjevgjeli-Shkup.
Këto linja që janë ndaluar këtë javë, më herët janë reklamuar me të madhe nga Qeveria e Maqedonisë si arritje e madhe./Telegrafi/


