Në Maqedoni mbahet ''Mobile Film Festival''
21/10/2016
Është shpallur konkursi publik për edicionin e shtatë të festivalit ndërkombëtar të filmave të inçizuar me telefona celular ''Mobile Film Festival'', përcjell Telegrafi Maqedoni.
Festivali do të mbahet nga 15 e deri më 26 nëntor në Shkup, kurse të drejtë paraqitje kanë të gjithë filmat e inçizuar me telefon celular, që janë më të shkurtër se 10 minuta dhe që nuk janë paraqitur në edicionet e mëhershme të këtij festivali.
Filmat e përzgjedhur do të hyjnë në konkurim në pesë kategori: për film më të mirë, më inventiv, tregim më origjinal, ide më të mirë dhe çmimi për film më të mirë të programit vendor. Të interesuarit, filmat e tyre mund t'i dërgojnë, më së voni deri më 20 nëntor, në email adresën këtu./Telegrafi/


