Në Kodrën e Diellit është regjistruar temperatura më e ulët
31/12/2021
Temperatura më e ulët e mëngjesit të sotëm në vend është matur në Kodrën e Diellit prej -3 gradë celsius, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Pasojnë Mavrova, Tetova, Shtipi, Strumica me -2 gradë, -1 në Krushevë, zero gradë në Pretor, Manastir, Vinicë, Prilep, Dibër, Shkup - Petrovec.
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira./Telegrafi/


