Please enter at least 3 characters.

Në fillet e lidhjes, Mauro Icardi kishte kontaktuar edhe me femra tjera pos Wanda Naras

2019/03/MauroWandaICardi.jpg
288:"MILAN, ITALY - FEBRUARY 21: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale and his wife Wanda Nara attend the UEFA Europa League Round of 32 Second Leg match between FC Internazionale and SK Rapid Wien at San Siro on February 21, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Mauro Icardi dhe Wanda Nara janë një prej çifteve më të popullarizuara në botën e futbollit, ndërsa së fundmi ka dalë në dritë një ngjarje interesante nga fillet e lidhjes së tyre.

Siç dihet, çifti është njoftuar përmes Maxi Lopezit, i cili asokohe ishte bashkëshorti i Wandas dhe bashkëlojtari i Icardit te Sampdoria.

Nuk zgjati shumë dhe Nara i dha fund martesës me Lopez dhe filloi lidhjen me Mauron. Mirëpo, në fillim të lidhjes me të, sulmuesi aktual i Interit kishte pasur edhe romanca me femra të tjera.

Gazetari argjentinas, Angel de Brito, ka folur për programin televiziv Los Angeles de la Manana duke treguar se Icardi i ka pasur dy telefona, njërin prej të cilëve e ka mbajtur të fshehur nga Wanda.

"Kur Wanda dhe Mauro u takuan, Mauro i kishte dy telefona celularë, ndërsa një ditë njëri u zhduk. Njërin ishte telefoni i tij zyrtar, kurse tjetri për 'gjëra të vogla'".

"Një ditë, Wanda ishte hidhëruar, sepse e kishte gjetur telefonin për 'gjërat e vogla'. Ishte një telefon për femra, gjë që ishte në rregull, sepse asokohe ai nuk ishte në lidhje serioze. Mirëpo, kur Wanda e kishte gjetur, ata ndodheshin në një jaht dhe ajo e ka gjuajtur në det", ka treguar De Brito.

Ata kishin arritur ta tejkalonin atë episod dhe u martuan në vitin 2014, para se të bëheshin me dy vajza (Francesca dhe Isabella), derisa Nara i ka edhe tre fëmijë të tjerë nga martesa me Maxi Lopez. /Telegrafi/