Në Ferizaj bie numri i rasteve të dhunës në familje gjatë nëntorit 2025 – 33.3% më pak se një vit më parë
Policia Rajonale e Ferizajt ka publikuar raportin mujor për dhunën në familje, ku theksohet se gjatë nëntorit 2025 janë regjistruar gjithsej 12 raste, duke shënuar një rënie të ndjeshme krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas statistikave zyrtare, rastet e raportuara për muajin nëntor 2025 janë shpërndarë si vijon:
- 8 raste në Ferizaj
- 2 raste në Kaçanik
- 1 rast në Shtime
- 1 rast në Hani i Elezit
Në të njëjtin muaj të vitit 2024, Policia kishte regjistruar 18 raste të dhunës në familje, prej të cilave:
- 14 në Ferizaj
- 2 në Shtërpcë
- 1 në Kaçanik
- 1 në Hani i Elezit
Krahasimi ndërvite tregon se rastet e dhunës në familje kanë pësuar ulje prej 33.3%, çka sipas Policisë Rajonale të Ferizajt, lidhet edhe me masat preventive, angazhimin e shtuar në terren dhe fushatat vetëdijësuese që po zhvillohen në vazhdimësi.
Policia u bën thirrje qytetarëve të jenë pjesë aktive e parandalimit të dhunës në familje, duke raportuar çdo rast të dyshuar ose të konfirmuar. Qytetarët mund të lajmërojnë policinë përmes:
- Stacionit më të afërt policor
- Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
- Numrave të kujdestarisë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406
Policia garanton se të gjitha të dhënat e raportuara trajtohen në mënyrë tërësisht konfidenciale. /Telegrafi/


