Please enter at least 3 characters.

Në ditëlindjen e Adelinës, Bardhyl Meta rikujton mbështetjen e gruas në luftën e tij me kancerin: Ti je fryma ime!

2017/05/AdelinaBardhylmeta.jpg

Bardhyl Meta përsëri e ka rikujtuar mbështetjen e madhe të gruas së tij, Adelina Thaçi Meta, në momentet më të vështira në jetën e tij.

Këtë gjë, ai e ka bërë pikërisht në ditëlindjen e bashkëshortes përmes një urimi në rrjetet sociale.

“Sot e ka ditëlindjen - nëna e Fionës dhe Melisës - Adelina Thaçi Meta - ajo, që ishte pranë meje në çdo sekondë, në luftën time me kancerin - Ajo - që më riktheu prej ‘asaj bote’ – duke më recituar e kënduar këngët e poezitë që i dua më së shumti – ndërkohë që unë kisha mbet vetëm një frymë...!”.

“Zemër, fryma ime, e Fionës e Melisës - jetofsh sa malet e Kosovës, gjithherë faqebardhë - ashtu si të ka falë i Madh Zot!”, ka shkruar Meta në Facebook.

Bardhyl Meta kohë pas kohe i kujton përjetimet gjatë luftës së tij me sëmundjen, ndërsa është shprehur krenar dhe me fat që Zoti ia ka dhuruar një burrneshë si bashkëshorte. Theksojmë se ai u desh të mjekohej në Gjermani, duke qenë se sëmundja e tij ishte e rrallë dhe nuk mund të trajtohej në Kosovë. /Telegrafi/