Në Dellçevë përfundoi programi ''Forumi për Bashkësinë
30/09/2016
Sot në Dellçevë u mbajt sesioni i fundit i programit ''Forumi për bashkësinë'', përmes së cilës, qytetarët marrin pjesë në krijimin e buxhetit komunal për vitin 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në sesionin e sotëm, komuna raportoi për përparësitë e realizuara nga qytetarët të cilët janë përzgjedhur në sesionet e mëhershme të forumit.
Këto sesione të forumit për krijimin e buxhetit të komunës së Dellçevës, ku janë përfshirë edhe qytetarët, ka filluar të zbatohet në shtatorin e vitit të kaluar, me çka për herë të parë qytetarët e kësaj komune kishin mundësinë për të marrë pjesë në krijimin e buxhetit komunal./Telegrafi/


