Please enter at least 3 characters.

Në Camp Nou ndryshojnë gjërat

2016/01/n-euml-camp-nou-ndryshojn-euml-gj-euml-rat_hd.jpg

Vendasit ishin skuadër më e mirë në fillim të ndeshjes dhe arritën ta zhbllokonin rezultatin pas gjysmë ore lojë nga penaltia.

Abate ndërhyri në mënyrë të gabuar në Neymar dhe Lionel Messit iu dha rasti që ta thyente heshtjen e golave (30’).

Pas një ekzekutimi të lirë nga Xavi, Sergio Busquets u la vet nga mbrojtja rossonere, kështu që e dyfishoi epërsinë (40’).

Kur dukej se katalunasit do të shkonin në pushim me dy gola epërsi, Kaka e detyroi Gerard Piquen që të shënonte autogol (45’).

Mysafirët u përpoqën në gjysmën e dytë, por edhe rastet e Blaugranëve nuk kishin të ndalur.

Pak minuta pasi hyri në fushë, Cesc Fabregas i ndihmoi Leo Messit që ta shënonte edhe golin e dytë personal në këtë sfidë (83’).

Në përballjen tjetër të Grupit H, Ajaxi e ka mposhtur Celticun me golin e vetëm të shënuar nga Lasse Schone (51’).

Barcelona është në krye të grupit me dhjetë pikë dhe veçmë është e kualifikuar, ndërkohë që Milani ka pesë pikë dhe duhet të luftojë me Ajaxin (katër pikë) dhe Celticun (tri pikë) në dy xhirot e mbetura për ta siguruar kualifikimin në 1/8 e finales. /Telegrafi/