Ndryshoni stilin e flokëve për vjeshtën, por jo pa u këshilluar më parë me horoskopin!
Mund të kishit menduar gjithçka, por nuk besojmë se mund ta kishit menduar se ekziston edhe një model flokësh që përfaqëson çdo shenjë horoskopi. Por ja që ka dhe ato janë të vërtetë të bukur.
Stili i duhur për shenjën tuaj:
Dashi
DemiShumë të gjatë - Një shenjë shumë sensuale, demi duhet të ketë flokë ku të kalojnë gishtërinjtë. Përveç kësaj, vetëm një këmbëngulës si demi mund t’i presë flokët të rriten.
BinjakëtFlokë dyngjyrësh - Binjakëve u pëlqejnë mundësitë e dyfishta, ndaj dy ngjyra në kontrast janë zgjedhja e duhur.
GaforrjaOnde boheme - Gaforret e kanë të rëndësishme të ndihen mirë me veten, ndaj format natyrale janë stili i duhur. Femërore sa të turpshme, gaforreve u shkojnë modelet femërore, që nuk tërheqin shumë vëmendje.
LuaniDiçka voluminoze - Luani është shenjë mbretërore, ndaj gjithçka bie në sy dhe e dallon nga të tjerët është e bërë për të.
VirgjëreshaBaluke anësore - Virgjëresha perfeksioniste beson se një detaj i vogël bën ndryshimin e madh.
PeshorjaBjonde e pastër – Peshoret janë të prirura ndaj të bukurës, ndaj një bjonde e çelët që tërheq vëmendjen është zgjedhja e duhur.
AkrepiBalluke e çrregullt- Si misteriozë që janë, akrepëve u pëlqen ta fshehin fytyrën, ndaj shpesh i shikojmë me balluke. Dhe me sjelljen tipike “të gjitha ose asgjë”, një balluke e shkujdesur i shkon më së miri një akrepi.
ShigjetariTë mbledhura mbrapa - Shigjetarët mendjehapur, aventurierë, sportivë, nuk mund ta përballojnë jetën e tyre me flokë të krehur e të lëshuar.
BricjapiNjë prerje e drejtë e rregullt - Aq ambicioz sa është bricjapi, nuk i rri asgjë më mirë se një stil i sofistikuar, shik dhe i thjeshtë.
UjoriGërsheta, aksesorë... - Ujori ka një nevojë të brendshme për të qenë ndryshe, jashtë konformizmit.
PeshqitLule, lule - Një fëmijë ëndërrimtar i pandreqshëm, romantik dhe i dashur, një njeri i shenjës së peshqve nuk mund të përshkruhet më mirë sesa me një lule.
Burimi: Glamour


