Please enter at least 3 characters.

Ndryshon Yllka Kuqi (Foto)

2017/11/yllkakuqi_24_11_2017_18_33_20_260-e1511544829875.jpg

Këngëtarja Yllka Kuqi është shumë e dashur nga publiku për këngët e saj.

Ajo publikoi pak javë më parë projektin e ri muzikor “Fale”, këngë e cila u prit mirë nga fansat e këngëtares.

Yllka është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat është shumë aktive.

Së fundmi, ajo ka ndarë me fansat në InstaStory disa imazhe, përmes së cilave ka treguar ndryshimin e saj të ri.

Nga stili i saj i zakonshëm, Yllka është kthyer në një bionde të theksuar, ndryshim ky i cili ua ka marrë vëmendjen ndjekësve të saj.

E grimuar lehtë dhe veshur me stil, këngëtarja nga Gjakova u shfaq mjaft joshëse në këto imazhe.

Festat e fundvitit pritet ta gjejnë me shumë angazhime këngëtaren, e cila do të performojë për publikun në vende të ndryshme. /Telegrafi/